E – prokurimi dhe vlerësimi i ofertave në mënyrë elektronike

Nga data 14 – 17 Nëntor 2019, në Budva / Becic, Mal i Zi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

  1. Rregullorja dhe udhezuesi operativ per Prokurim public 10.04.2019 ;
  2. Administrimi I llogarisë; Krijimi i njoftimit paraprak;  Zhvillimi i procedure së prokurimit;
  3. Zhvillimi i procedure së prokurimit përmes njoftimit paraprak; Informatat sqaruese;
  4. Pezullimi i procedures së prokurimit; Rishyrtimi i kërkesës për rishyrtim;  Korigjimi i procedures;
  5. Hapja e ofertave elektronike; Vlerësimi i ofertave elektronike si dhe ri – vleresimi;
  6. Njoftimi mbi vendimin e Autorritet kontraktues;
  7. Dhënia elektronike; Njoftimi për nënshkrimin e kontratës
  8. Menaxhimi i Kontratës

Gjithashtu ne aspektin krejtesishte praktik do te trajtohen raste konkrete të pë rdorimit të e – prokurimit nga Autorritetet Kontraktuese në Kosovë në përputhshmëri me parakushtet dhe parametrat legjislativ më të fundit për Prokurim Publik.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të  gjithë   udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin, hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.

 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 585 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva/Becic, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit  dhe akomodimit në Budva,  Mal i Zi, të gjithë të   interesuarit  janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  11/11/2019 në ora 12.00.          

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42;      Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

 

E-PROKURIMI – BUDVA NENTOR 2019

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *