Roli dhe rëndësia e Autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e Konfliktit të interesit në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 20 – 23 Mars 2020, në Stamboll, Turqi

 

Gjatë këtij trajnimi fokusi kryesor do të jetë në këto tema:

– Si krijohen dhe si duhet të funksionojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konflikti të interesit,

– Kush janë personat kompetent që duhet të përbëjnë Autoritetin përgjegjës në një institucion?

– Cilat janë detyrat dhe kompetencat e Autoritetit përgjegjës për parandalimin e konflikti të interesit

– Cili është bashkëpunimi i Autoritetit përgjegjës me Agjencinë kundër Korrupsionit ?

– Çka është konflikti i interesit ?

– Cilat janë llojet e konfliktit të interesit ?

– Si duhet të parandalohet konflikti i interesit ?

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Ky trajnim në fokus të veçantë, do të ishte i mirëseardhur pikërisht për zyrtarët që nga institucionet e tyre janë emruar si Autoritete përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit brenda institucionit të tyre.

 

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Stamboll Turqi, të gjithë të    interesuarit   janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  12/03/2020 në ora 12.00. 

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!  

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e                  mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42; Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit:  info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre:   Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen: KI-09ST

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *