Shkolla jo formale per Menaxher
Ne kuader të shkollës jo formale për Menaxher, Instituti Kosovar për Menaxhim duke e njohur gjendjen aktuale të sistemit të edukimit formal dhe jo formal në Kosovë dhe nevojën për zhvillim të vazhdueshëm të aftësive menaxheriale dhe atyre profesionale praktike për përmbushjen e vizioneve dhe misioneve të shumë institucioneve publike dhe bizneseve private në Kosovë, në bashkëpunim me partner të akredituar dhe renome ndërkombëtare e posaqërisht Evropiane në fushën e edukimit informal përkatësisht trajnimit praktik, organizon Shkollën jo formale për Menaxher si zgjidhje alternative, e cila kuadrove të reja dhe atyre ekzistuese respektivisht institucioneve publike dhe bizneseve private Kosovare të ju mundësoj zhvillimin e vazhdueshëm professional përkatësisht trajnimin e tyre në nivel të njëjtë me standardet e kolegëve respektivisht institucioneve e bizneseve ekujvalente në vendet e zhvilluara të botës. Udhëheqësit e ardhëshëm të organizatave publike dhe private të Kosovës do të jenë ata menaxherë të cilët duhet të jenë të aftë për të vepruar në një botë të biznesit që ndryshon me shpejtësi të paimagjinuar. Për të arritur këtë, ne në IKM përmes përkushtimit jashtëzakonisht të madhë të ekspertëve dhe partnerëve tanë po zhvillojmë dhe ndërtojmë një praktikë të menaxhimit “know-how” e cila do ti pais menaxherët e sotëm me shkathtësitë, besueshmërinë dhe njohuritë e nevojshme për tu ballafaquar me sfidat e tilla të së ardhmës. Shkolla jo formale për Menaxher është e karakterit dhe natyrës 100% paraktike dhe jo formale e organizuar për herë të parë në Kosovë dhe Evropën Juglindore dhe e njëjta është e hapur për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të kualifikohen si Menaxher pëfshirë këtu individët, zyrtarët e interesuar të institucioneve publike, bizneseve, organizatave jo qeveritare dhe qeveritare lokale e ndërkombëtare.
Shkolla jo formale për Menaxher ngërthen në vete 15 module të trajnimeve të nevojshme, ekskluzivisht praktike dhe njohurive e shkathtësive menaxheriale për të garantuar një nivel jashtëzakonisht të avancuar të edukimit jo formal respektivisht avancimit të karrierës tuaj individuale e posaqërisht shkathtësive tuaja për të qenë një Menaxher i suksesshëm në punën tuaj të përditshme. Pse jo, me shkathtësitë shtesë të fituara gjatë ndjekjes së shkollës për Menaxher të sfidoni edhe më tej të nësermen tuaj. Programi parashihet që të zgjas gjithsejtë 4 muaj të ndara nëpër 15 sesione (100% praktike) dy ditore përgjatë 30 diteve. Modulet e trajnimeve janë të zhvilluara dhe do të mbahen nga ekspertët më të njohur lokal dhe ndërkombëtar nga Institutet dhe Universitetet e bizneset me të suksesshme në Kosovë, rajon dhe Evrope. Përveq sesioneve praktike programi ne vete ngërthen edhe ushtrime/aktivitete të ndryshme e studime individuale e grupore, rasre studimore, luajtje te roleve etj.
Get answers and advice
Our goal is to answer all your questions in a timely manner.