Azhurnimi i Kapaciteteve Profesionale
Kosovo Management Institute, përmes partnerëve ndërkombëtar ofron programe të trajnimeve të ndryshme të njohura dhe akredituara në të gjithë botën si kualifikime ndërkombëtare për fusha specifike profesionale dhe menaxheriale. Programet trajnuese ofrojnë zgjidhje të menjëherëshme të të mësuarit dhe ofrohen në formate të caktuara fleksibile duke pasur parasysh nevojat e ndryshme të organizatave dhe individëve. Individët të cilët marrin pjesë në programe të hapura trajnimi përveq programit specifik të dizajnuar për atë kategori grupore, përfitojnë mjaftë shumë edhe nga shkëmbimi i eksperiencave dhe puna respektivisht ushtrimet e përbashkëta praktike ndër kolegiale nga sektorë apo industri të ndryshme. Kjo u ndihmon atyre që të zgjërojnë njohuritë në fushveprimtarinë dhe rrjetin shoqëror të tyre.
Si punojmë
KMI është Institut udhëheqës dhe i vetëm profesional Kosovar i ketij lloji i cili ofron shërbime të edukimit jo formal, të trajnimit dhe zhvillimit në fusha të ndryshme profesionale dhe menaxheriale për individë, Institucione Publike, biznese private, organizata qeveritare dhe jo qeveritare, lokale e ndërkombëtare.
Get answers and advice
Our goal is to answer all your questions in a timely manner.