Çfarë ofron Kosovo Management Institute?
Instituti Kosovar për Menaxhim i ofron të gjithë klientëve individual dhe grupor një gamë të gjerë të shërbimeve të konsulencës zhvillimore, profesionale dhe menaxheriale, hulumtimeve & analizave zhvillimore, rekrutimit të resurseve njerëzore, vizitave studimore, trajnimeve/zhvillimit të vazhdueshëm të strukturuar dhe të kualifikimeve jo formale të dizajnuara për të përmirsuar performancën në çdo nivel të karrierës apo stad të zhvillimit të organizatave/institucioneve ku ata punojnë.
Kosovo Management Institute
KMI
Ekspertët tanë janë ekspert të dëshmuar në ofrimin e shërbimeve të konsulencës për fusha relevante, respektivisht në zhvillimin dhe mbajtjen e programeve të ndryshme të trajnimeve për klientë dhe organizata të ndryshme publike e private në Kosovë, regjion dhe Evrope. Posedimi i trajnerëve/ekspertëve relevant më të kualifikuar, më me eksperiencë dhe më të mirë të mundshëm Kosovar dhe ndërkombëtar për qështje, projekte dhe trajnime të caktuara, na
mundëson zhvillimin e projekteve, shërbimeve dhe programeve kualitative, fleksibile dhe shumë specifike në lëmin e konsulencës, trajnimeve, hulumtimeve, analizave dhe rekrutimit të resurseve njerëzore për të gjithë institucionet publike, bizneset, organizatat lokale e ndërkombëtare.
1. Trajnim dhe Zhvillim - EDUKIM JO FORMAL
KMI është Institut udhëheqës dhe i vetëm profesional Kosovar i ketij lloji i cili ofron shërbime të edukimit jo formal, të trajnimit dhe zhvillimit në fusha të ndryshme profesionale dhe menaxheriale për individë, Institucione Publike, biznese private, organizata qeveritare dhe jo qeveritare, lokale e ndërkombëtare.
Përmes njësisë së saj të edukimit jo formal respektivisht trajnimit dhe zhvillimit në baza të përhershme dhe te vazhdueshme, IKM në mënyrë shumë specifike respektivisht përmbajtësore dhe me profesionalizëm/ ekspertizë, etikë dhe fleksibilitet të lartë, në vartësi të kërkesave të klientëve ofron shërbimet e edukimit jo formal respektivisht trajnimit dhe zhvillimit, organizimit të vizitave studimore, takimeve rishikuese (re treats) shkollimit jo formal për individë, institucione, organizata apo biznese të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, për të gjitha llojet e klientelës së lartë cekur në Kosovë, rajon dhe shtete të tjera në nivel global.
Për të gjithë të punësuarit e territorit të Kosovës dhe rajonit me të gjerë, Instituti Kosovar për Menaxhim (IKM) është mënyra më praktike dhe efektive përms së cilës stafit tuaj i ofrohet shkathtësi udhëheqëse dhe zhvilluese profesionale për të cilën ata kanë nevojë në mënyrë që të shpiejn përpara efikasitetin, efiçencën dhe konkurueshmërinë e organizatës tuaj.
Udhëheqësit e ardhëshëm të organizatave publike dhe private të Kosovës do të jenë ata menaxherë të cilët duhet të jenë të aftë për të vepruar në një botë të biznesit që ndryshon me shpejtësi të paimagjinuar.