Mini Tenderi dhe Kontrata kornize – Prokurimi elektronik

Nga data 23 – 26 Tetor 2020, në Stamboll, Turqi
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë trajnimit do të diskutohen këto tema:
- Kontrata kornize me një operator ekonomik;
- Marrëveshja kornizë me shumë operator ekonomik;
- Mini tenderi – zhvillimi i procedures;
- Mini tenderi – hapja e ofertave;
- Mini tenderi – vleresimi i ofertave;
- Mini tenderi – dokumentet sekondare;
- Mini tenderi – nenshkrimi i kontrates;
- Shqyrtimi i kërkesës për rishqyrtim përmes e – prokurimit;
- Kërkimi i dokumenteve sqaruese në fazën e vlerësimit;
- Dërgimi i dokumenteve sekondare;
- Procedurat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë;
- Procedura e kufizuar.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin, hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 EURO.
Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Stamboll, Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 16/10/2020 në ora 12.00.
Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Mob: 045 49 77 77,& 044 312 601 apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.