Qeverisja Korporative, raportimi dhe Vlerësimi i performancës në Ndërmarrje Publike

Nga data 25 – 28 Shtator 2020, në Stamboll, Turqi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi  do të shtjellohet  qeverisja e ndërmarrjes publike, plani i biznesit, procesi i menaxhimit të performancës, perfshirë këtu riorganizimin respektivisht reformimin e brendshëm institucional apo organizativ, vleresimin e  performancës, administrimi aktiv dhe zhvillimi i performancës në punë kundrejt përgjegjësive dhe  objektivave të marra,  ndërlidhja e performancës me rezultatet e arritura me anë të strategjive  afatmesme të kompanisë dhe shërbimit ndaj klientëve ,  objektivat dhe  realizimi i tyre, pengesat në mos realizimin me sukses etj.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë  udhëheqësve, drejtorëve të përgjithshëm, kryeshefave ekzekutiv, drejtorëve të  departamenteve / drejtorive të administratës, menaxherëve/zyrtarëve të personelit, drejtorëve të   departamenteve specifike, udhëheqësve të divizioneve, sektoreve e njësive të ndryshme organizative dhe anëtarëve të bordeve mbykqyrëse apo menaxhuerve të ndërmarrjeve te ndryshme publike dhe lokale në Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Stamboll, Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  18/09/2020  në ora 12.00. 

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të  kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë! 

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e  mëposhtme:  Mob: 045 49 77 77,& 044 312 601 apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &                           aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër  restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

Ftesa e trajnimit – NP- Stamboll

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *