Zbatimi i kërkesave ligjore për Menaxhimin e financave publike, llogaridhënja financiare dhe zbatimi i rekomandimeve të Auditimit

Nga data 16 – 20 Shtator 2020, në Kemer / Antalya, Turqi

 

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohet:

  1. Kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike për zbatimin e funksionit të Zyrtarit Kryesorë Financiar në Organizatën Buxhetore.
  2. Përgjegjesitë e Zyrtarit Kryesor Financiar në Planifikimin Buxhetor, Ekzekutim dhe Raportim Financiar të Organizates Buxhetore.
  3. Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike.
  4. Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit,
  5. Vlersimi i nevojave për financim dhe kostimi,
  6. Kuptimi dhe menaxhimi i të ardhurave/ shpenzimeve qeveritare dhe sistemi i menaxhimit,
  7. Nivelet e kontrollit gjate shpenzimit të parasë publike,
  8. Menaxhimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi,
  9. Menaxhimi i pasurisë kapitale (jo financiare) qeveritare sipas Rregulles financiare të MF dhe mirembajtja e regjistrave kontabel nëpermes SIMFK dhe e-Pasuria.
  10. Raportimi Financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik duke zbatiar Rregullen financiare të Ministrise se Financave për Raportim Financiar të OB-ve.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 950 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtines në Aeroportin e Antalyas në Turqi dhe
anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri ne Hotel në Kemer / Antalya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel
në Antalya me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi sipas programit
dhe agjendës së trajnimit dhe qëndrimit në Antalya Turqi.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Antalya,  Turqi, të gjithë të   interesuarit    janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  10/09/2020 në ora 12.00.

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!                      

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:    Mob: 045 49 77 77 & 044 312 601, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre:  Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Ftesa e trajnimit – Turqi

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *