Ligji për Zyrtarët Publik-risitë dhe ndryshimet në shërbimin civil/Administratën Publike në Republikën e Kosovës

Nga data 26 – 29 Mars 2020, në Tiranë, Shqipëri

 

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Legjislacioni për zyrtarët publik, risitë dhe ndryshimet;

– Kategoritë e të punësuarëve sipas legjislacionit të ri;

– Kërkesat e përgjithshme/Kriteret bazë për themelimin e marrëdhënies së punës;

– Sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore/kompetencat e shtuara;

– Të drejtat dhe detyrimet e zyrtarit publik;

– Klasifikimi i pozitave të punës në shërbimin civil;

– Procedura e pranimit, lëvizja brenda kategorisë dhe ngritja në  detyrë;

– Pranimi dhe emërimi në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese;

-Përgjegjësia disiplinore, shkeljet disiplinore dhe masat disiplinore;

-E drejta e ankesës, shuarja e Komisionit te Ankesave, ndryshimet dhe risitë;

-Pezullimi i marrëdhënies së punës në shërbimin civil dhe efektet e pezullimit.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve personelit dhe zyrëtarëve tjerë të                administrates që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me udhëheqjen dhe menaxhimin e personelit.

 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 550 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet :  transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në  Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita  relevante sipas programit të qëndrimit në Shqipëri.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Tiranë, Shqipëri të gjithë të
interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  20/03/ 2020 në ora 12.00.

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në                                  kontaktet e më  poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen: LZP-16T

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *