Menaxhimi i administratës dhe zgjidhja e konflikteve administrative

Nga data 27 – 30 Mars 2020, në Dubrovnik, Kroaci

 

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me procesin e mënaxhimit të administratës, llojet e administratës, kontrollet e administratës. konflikti në institucione, analiza e problemeve, menaxhimi i konfliktëve dhe zgjidhja e tyre. Gjatë kë tij trajnimi do të trajtohën këto tema: çka është konflikti i interesit, dhe cilat janë llojet e tij. Dotë diskutohen edhe llojet e parimeve: Parimi i ligjshmërisë, Parimi i deklarimit të pales; Parimi i shqyrtimit verbal; Parimi i efikasitetit; Parimi i ndihmës së palës së painformuar; burimet e konfliktit;  shkaku i konlfiktit;  menaxhimi i performancës; rëndësia e komunikimit; mënyrat për zgjidhjen e konfliktit.Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohën me shëmbuj konkret situata të ndryshme dhe raste konkrete të konfliktit të interesit dhë të njejtat do të komentohen edhe në aspektin teorik dhe në atë praktik.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë udhëheqësve / drejtorëve të administrates, zyrtarëve të burimeve njerëzore, zyrës ligjore, prokurimit,  zyrtarëve të ndryshëm të nivel qendror dhe lokal që në një formë ose tjetër kanë të bëjnë  me udhëheqjen dhe menaxhimin e zyrave të ndryshme në Institucione, Autoritet, Komisione të pavaruara në Republikën e Kosovës.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë  pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit, një vizitë në  qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procesimit te vizave  dhe akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 13/03/2020  në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin  relevant mund të kontaktoni në kontaktet e   mëposhtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com  ose web faqës:   www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rr. Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08,  Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine,  10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen: MAZJK=14D

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *