Mbrojtja e të Dhënave Personale në Institucione Publike & Private

Nga data 06 – 09 Mars 2020, në Ohër, Maqedoni 

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me procedurat e grumbullimit, përpunimit, ruajtjes dhe e shfrytëzimitt të ligjshëm të të dhënave personale në kuadër të Institucioneve Publike dhe Private në Republikën e Kosovës.

Temat e trajnimit:

  • Përpunimi i Ligjshëm i të Dhënave Personale ;
  • Përkufizimi, Parimet dhe Fushëveprimi i Përgjithshëm i LMDHP;
  • Të Dhënat Personale të Ndjeshme;
  • Të Drejtat e Subjektit të të Dhënave;
  • Mbrojtja Institucionale e të Dhënave Personale ;
  • Autoriteti i Kosovës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ;
  • Transferimi , vëzhgimi me Kamera dhe Privatësia e Qytetarit, marketingu;
  • Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave – Detyrat dhe Përgjegjësitë ;
  • Regjistrimi i Subjekteve Kontrolluese (udhëzime për plotësimin e formularit  përkatës).

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë udhëheqësve / drejtorëve, zyrtarëve të ndryshëm të nivel qendror , lokal në Institucione Private që në një formë ose tjetër puna e tyre lidhet me përpunimin e të dhënave personale.

 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 550 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina për në Ohër dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Ohër, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita relevante në Shën Naum dhe Strugë sipas programit të qëndrimit në Ohër, Maqedoni.

 

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Ohër, Maqedoni të gjithë të  interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 03.03.2020 në ora 12.00.

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në kontaktet e                       më  poshtme:  Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit:  info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen: MDHP02O

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *