Menaxhimi i financave për projektet e huamarrjes nga Banka Botërore

Nga data 20 – 23 Shkurt 2020, në Ohër, Maqedoni

Çfarë do të përmbajë programi i  trajnimit? 

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen temat e ndryshme që kanë të bëjnë me projekte që financohen nga Banka Botërore, duke përfshi mënyrën e menaxhimit të financave, procesin e hartimit dhe implemetimit të projekteve sipas afateve, specifikat që duhet të plotësohen gjatë kthimit të mjeteve dhe kohëzgjatja e tyre, trajtimin e pengesave në implementimin e projekteve. Gjithashtu gjatë  trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave për projektet e ndryshme të Bankës Botërore në kuadër të Institucioneve dhe Ndë rmarrjeve Publike dhe të njejtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft më rëndësi që e karakterizon këtë trajnim  eshtë kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së menaxhimit të projekteve të huamarrjes nga Banka Botërore.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë zyrtarëve të ndryshëm të Institucioneve dhe Ndermarrjeve Publike të nivelit qendor dhe lokal  që në një formë apo tjetër aplikojnë për projkete në Bankën Botërore.

 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 550 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina për në Ohër dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Ohër, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita relevante në Shën Naum dhe Strugë sipas programit të qëndrimit në Ohër, Maqedoni.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Ohër, Maqedoni të gjithë të  interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 14.02.2020 në ora 12.00. 

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në kontaktet e                më  poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &                 kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen: Menaxhimi i projekteve sipas BB -Oher

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *