Ekzekutimi i buxhetit dhe menaxhimi i pasurive nga Organizatat Buxhetore

Nga data 13 – 16 Shkurt 2020, në Tiranë, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi  do të shtjellohen këto tema:

  • Legjislacioni;
  • Procesi buxhetor – Planifikimi;
  • Sistemi Informativ për Menaxhimin e Financave Publike;
  • Plani kontabël-Ekzekutimi i buxhetit;
  • Procedurat e regjistrimit të pasurisë në SIMFK;
  • Menaxhimi i pasuris përmes SIMFK-së;
  • Pasurit kapitale dhe jo kapitale;
  • Shpenzimet kapitale;
  • Komisioni për vlerësimin e pasurive etj.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht me ekzekutimin e buxhetit dhe menaxhimin e pasurive ne Institucionet Publike.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 550 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet :  transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në  Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita  relevante sipas programit të qëndrimit në Shqipëri.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Tiranë, Shqipëri të gjithë të
interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  13/02/ 2020 në ora 12.00.

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në                                  kontaktet e më  poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen: Ekzekutimi i buxhetit – Tirane

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *