Menaxhimi dhe vlerësimi i Performancës në Institucione dhe Ndërmarrje Publike

Nga data 13 – 16 Shkurt 2020, në Tiranë, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi  do të shtjellohet komplet procesi i menaxhimit të performancës, perfshirë këtu riorganizimin respektivisht reformimin e brendshëm institucional apo organizativ, vleresimin e  performanc.ës, administrimi aktiv dhe zhvillimi i performancës në punë kundrejt përgjegjësive dhe  objektivave të marra,  ndërlidhja e performancës me rezultatet e arritura me anë të strategjive  afatmesme të kompanisë dhe shërbimit ndaj klientëve ,  objektivat dhe  realizimi i tyre, pengesat në mos realizimin me sukses etj.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë  udhëheqësve, drejtorëve të përgjithshëm, kryeshefave ekzekutiv, drejtorëve të                            departamenteve / drejtorive të administratës, menaxherëve/zyrtarëve të personelit, drejtorëve të              departamenteve specifike, udhëheqësve të divizioneve, sektoreve e njësive të ndryshme organizative dhe anëtarëve të bordeve mbykqyrëse apo menaxhuerve të ndërmarrjeve te ndryshme publike dhe lokale në Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 550 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet :  transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në  Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita  relevante sipas programit të qëndrimit në Shqipëri.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Tiranë, Shqipëri të gjithë të
interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  13/02/ 2020 në ora 12.00.

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në kontaktet e më  poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen: Vleresimi i performances -Tirane

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *