Planifikimi, raportimi dhe mbyllja e vitit fiskal nga Organizatat buxhetore

Nga data 30 Nëntor – 3 Dhjetor 2019, në Dubrovnik, Kroaci

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

  1. Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike;
  2. Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit;
  3. Afatet kohore dhe nivelet e kontrollit gjatë shpenzimeve nga organizatat buxhetore;
  4. Barazimi mujor dhe tremujor i organizatave buxhetore sipas procedurës se MF,
  5. Standardet dhe praktikat e mira për eliminimin e gabimeve gjate klasifikimit ekonomik te shpenzimeve
  6. Menaxhimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi;
  7. Menaxhimi i pasurisë kapitale (jo financiare) qeveritare sipas Rregulles financiare të MF dhe mirembajtja e regjistrave kontabel nëpermes SIMFK dhe e-Pasuria;
  8. Raportimi Financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit & Hartimi dhe zbatimi i planeve të veprimit ;
  9. Mbyllja e vitit fiskal nga OB;

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë  pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit, një vizitë në  qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procesimit te vizave  dhe akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15/11/2019  në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin  relevant mund të kontaktoni në kontaktet e   mëposhtme:  Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com  ose web faqës:   www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rr. Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08,  Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine,  10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen-Dubrovnik 3

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *