Komunikimi me publikun, hartimi i raporteve dhe Administrimi i zyrës, operacioneve (Aktivitetet operative)

Nga data 23 – 27 Nëntor 2019, në Stamboll, Turqi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të diskutohen këto tema:

  1. Rëndësinë e Komunikimit me Publikun në kushtet bashkëkohore dhe specifikat e komunikimit me publikun në Kosovë;
  2. Organizimin e zyrës për komunikim me publikun;
  3. Përpilimin e komunikatës për media dhe shpërndarja e saj: hartimi, korrigjimi, lejimi, lekturimi dhe përkthimi.
  4. Seleksionimin e mediave që do ta marrin komunikatën;
  5. Hartimin e fjalimit publik;
  6. Konferencën për media: arsyeja e organizimit-mos arsyeja e mosorganizimit dhe kushtet teknike;
  7. Studimin e specifikave të mediave me të cilat synohet komunikimi: Elektronike (TV, Radio, Internet), Mediat e shkruara (ditore, periodike, te specializuara); Intervistimi: përgatitja dhe përfitimi; Interpretimin e gjesteve gjatë intervistimit;

8.Menaxhimi i kohës, hartimi i raporteve, shkathtësitë e shkrimit, administrimi i punëve në zyre etj.

Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen me shembuj konkret nga ekspertë  të fushës situata të ndryshme dhe raste konkrete dhe  të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik edhe në ate praktik.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë zyrtarëve të ndryshëm të nivelit professional, zyres se informimit, punetoreve teknik dhe administrative të    institucioneve publike qendrore dhe lokale,z autoriteteve, agjencioneve ose autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative publike, ndërmarrjeve publike si dhe të gjithë zyrtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me draftimin, strukturimin shkruarjen e raporteve, administrimin efikas te zyres , zyrtareve te arkives, transportit dhe logjistikes.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Stamboll Turqi, të gjithë të  interesuarit    janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  15/11/2019 në ora 12.00.    

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!  

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e  mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42; Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit:  info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre:   Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen 4-Stamboll

 

 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *