Planifikimi, raportimi dhe mbyllja e vitit fiskal nga Organizatat buxhetore

Nga data 14 – 17 Nëntor 2019, në Budva / Becic, Mal i Zi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

  1. Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike;
  2. Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit;
  3. Afatet kohore dhe nivelet e kontrollit gjatë shpenzimeve nga organizatat buxhetore;
  4. Barazimi mujor dhe tremujor i organizatave buxhetore sipas procedurës se MF,
  5. Standardet dhe praktikat e mira për eliminimin e gabimeve gjate klasifikimit ekonomik te shpenzimeve
  6. Menaxhimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi;
  7. Menaxhimi i pasurisë kapitale (jo financiare) qeveritare sipas Rregulles financiare të MF dhe mirembajtja e regjistrave kontabel nëpermes SIMFK dhe e-Pasuria;
  8. Raportimi Financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit & Hartimi dhe zbatimi i planeve të veprimit ;
  9. Mbyllja e vitit fiskal nga OB;

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 585 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva/Becic, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit  dhe akomodimit në Budva,  Mal i Zi, të gjithë të   interesuarit  janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  11/11/2019 në ora 12.00.          

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42;      Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen 2-Budva

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *