Rregullat dhe procedurat e reja të Ministrisë së Financave për Ekzekutimin e Buxhetit

Nga data 20 – 23 Shtator 2019, ne Budva, Mali i Zi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

  1. Kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike për zbatimin e funksionit të Zyrtarit Kryesorë Financiar në Organizatën Buxhetore;
  2. Përgjegjesitë e Zyrtarit Kryesor Financiar në Planifikimin Buxhetor, Ekzekutim dhe Raportim Financiar të Organizates Buxhetore;
  3. Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike;
  4. Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit;
  5. Kuptimi dhe menaxhimi i të ardhurave/ shpenzimeve qeveritare dhe sistemi i menaxhimi;
  6. Menaxhimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi;
  7. Menaxhimi i pasurisë kapitale (jo financiare) qeveritare sipas Rregulles financiare të MF dhe mirembajtja e regjistrave kontabel nëpermes SIMFK dhe e-Pasuria;
  8. Raportimi Financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit & Hartimi dhe zbatimi i planeve të veprimit ;

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Te gjithë   udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 630 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva/Ulqin, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva,  me mengjes, drek dhe drke,   materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Budva, Mal i Zi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  13/09/ 2019  në ora 12.00.     

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:   Tel: 038 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër restaurant “Pishat”,  Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

SHKARKO FTESEN – EKZEKUTIMI I BUXHETIT

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *