Përfitimet nga transparenca / raportimi fiskal dhe Menaxhimi i rreziqeve

Nga data 26 – 30 Qershor 2019, ne Antalya / Kemer / Side,  Turqi  

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema: 

1.Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike.

2.Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit

3.Vlersimi i nevojave për financim dhe kostimi;

4.Kuptimi i të ardhurave qeveritare dhe shpenzimeve dhe sistemeve të menaxhimit,

5.Nivelet e kontrollit gjate shpenzimit të parasë publike ;

6.Te ardhurat qeveritare, grandet, projektet, kredite;

7.Përfitimet nga transparenca/raportimi fiskal dhe menaxhimi i rreziqeve ;

8.Menaxhimi i mirë i pasurisë kapitale qeveritare sipas rregulles përkatese të MF-se,

9.Menaxhimi i mirë nga logjistika e OB-ve ne funksion të kursimeve buxhetore,

10. Hartimi dhe zbatimi i planeve të veprimit në funksion të impementimit te rekomandimeve të dala nga raporti i auditimit të ZKA-se.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Te gjithë   drejtorëve të departamenteve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike,  drejtorëve të  administratës, menaxherëve (zyrëtarëve) kryesor financiar, zyrëtarëve të buxhetit dhe  financave zyretareve autorizues, shpenzues, certifikues, auditoreve te brendshem, apo zyrtarëve tjerë relevantë të institucioneve qendrore dhe  lokale, agjencioneve ose  autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative,         administrative-publike,  bordeve menaxhuese,   organizatave,  ose zyrtarëve të ndryshëm që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me procesin e planifikimit të buxhetit, menaxhimit financiar dhe kontrollit të shpenzimeve në kuadër të Institucioneve Publike në Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 950 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtines në Aeroportin e Antalyas në Turqi dhe
anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri ne Hotel në Kemer / Antalya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel
në Antalya me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi sipas programit
dhe agjendës së trajnimit dhe qëndrimit në Antalya Turqi.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Antalya,  Turqi, të gjithë të   interesuarit    janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  17/06/2019 në ora 12.00.

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!                      

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42;      Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen – Perfitimet

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.