Menaxhimi i resurseve njerëzore dhe vlerësimi i performancës në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 26 – 30 Qershor 2019, ne Antalya / Kemer / Side,  Turqi   

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen këto tema:  Procesi i shfrytëzimit te sistemit informativ për menaxhimin e resurseve njerëzore, Roli i burimeve njerëzore, Zhvillimi dhe Implementimi Strategjik i planeve të MBNJ, Rekrutimi, Përzgjedhja, Kompensimi dhe Përfitimet, Motivimi, Trajnimi dhe  Zhvillimi, Menaxhimi I performances, Vleresimi i punjonësve në kuadër të Institucioneve Publike qendërore dhe lokale, në përputhshmëri të plotë me legjislacionin primar dhe sekondar për shërbim civil në Kosovë. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe do të elaborohen edhe raste konkrete praktike të procesit të shfrytëzimit te sistemit informativ për menaxhimin e resurseve njerëzore.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Te gjithë  drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, drejtorëve të administratës, menaxherëve të resurseve njerëzore/personelit, zyrtarëve, asistentëve të personelit dhe zyrtarëve të tjerë relevant të institucioneve qeveritare qendërore dhe lokale të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë të bëjnë me procesin e shfrytezimit të sistemit informativ per menaxhimin e resurseve njerëzore (Personelit), në kuadër të Institucioneve Publike.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 950 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtines në Aeroportin e Antalyas në Turqi dhe
anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri ne Hotel në Kemer / Antalya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel
në Antalya me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi sipas programit
dhe agjendës së trajnimit dhe qëndrimit në Antalya Turqi.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Antalya,  Turqi, të gjithë të   interesuarit    janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  17/06/2019 në ora 12.00.

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!                      

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42;      Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08,         Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen – Menaxhanimi i burimeve njerezore

 

 

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.