Ndryshimi i procedurës për avance dhe petty kesh sipas procedures së Thesarit

Nga data 20 – 23 Qershor 2019, ne Budva, Mal i Zi

 

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Trajnimi është interaktiv dhe mbahet nga ekspert të fushës përkatëse .

Në trajnim ndër të tjera do të jenë edhe këto tema:

  1. 1. Kuptimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi,
  2. Procedimi i avanceve për para të imëta (petty cash);
  3. Tërheqja dhe shpenzimi i fondeve të parave të imëta (petty cash), zotimi i fondeve dhe transferi i parave për avance të paras së imët;
  4. Procedimi i avanceve për udhetime zyrtare;
  5. Avancet e pa arsyetuara në fund të vitit fiskal.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike,  drejtorëve të administratës, menaxherëve (zyrëtarëve) kryesor financiar, zyrëtarëve të buxhetit dhe  financave zyretareve autorizues, shpenzues, zotues, certifikues, auditoreve te brendshem, apo zyrtarëve tjerë relevantë të institucioneve qendrore dhe  lokale, agjencioneve ose zyrtarëve të ndryshëm që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me procesin e planifikimit të buxhetit, menaxhimit  financiar , kontrollit të shpenzimeve në kuadër të Institucioneve Publike në Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 650 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva/Becic, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva,mengjesi, dreka dhe darka,  materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Budva, Mal i Zi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  14/06/ 2019  në ora 12.00.     

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në  kontaktet e mëposhtme:   Tel: 038 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen – Avance petty cesh

 

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *