Kontrolli i brendshëm, auditimi financiar dhe i performancës

Nga data 26 – 30 Qershor 2019, ne Antalya / Kemer / Side,  Turqi                                                                                                         

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procesi i kontrollit të brendshëm, auditimit financiar dhe të performancës në kuadër të njësive organizative respektivisht funksioneve apo proceseve relevante brenda strukturave të caktuara organizative të Institucioneve publike qendrore, lokale, agjencioneve, ndërmarrjeve publike, autoriteteve dhe organizatave të tjera publike duke i kushtuar kujdes të veqantë teknikave dhe   metodologjive relevante moderne te kontrollit të brendshem, auditimit financiar dhe të performanceës,  respektivisht auditimit sistematik të tyre për vlerësim sa më real, të panshëm, të pa varur dhe të drejtë e objektiv të proceseve, procedurave dhe funksioneve relevante të tyre përgjatë periudhave të caktuara kohore.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, komiteteve te auditimit,        auditorëve të brendshëm, zyrtarëve financiar dhe menaxherëve apo zyrtarëve tjerë relevant të institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale, autoriteteve, ndërmarrjeve publike, bordeve menaxhuese, koorporatave, agjencioneve ose  autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë  kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike, organizatave apo bizneseve tjera të cilat e zbatojnë apo i nënshtrohen procesit të kontrollit të brendshëm, auditimit financiar dhe atij të performancës në kuadër të institucioneve apo organizatave  relevante të sipër përmendura.

 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 950 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtines në Aeroportin e Antalyas në Turqi dhe
anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri ne Hotel në Kemer / Antalya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel
në Antalya me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi sipas programit
dhe agjendës së trajnimit dhe qëndrimit në Antalya Turqi.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Antalya,  Turqi, të gjithë të   interesuarit    janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  17/06/2019 në ora 12.00.

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!                      

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42;      Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre:       Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen – Kontrolli i brendshem

 

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *