Menaxhimi i pergjithshëm dhe ai financiar i projekteve të huamarrjes nga Banka Botërore në Kosovë

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit të projekteve kapitale dhe jo kapitale, aspekti financiar i projektit, buxheti, menyra e financimit te projektit, kthimi i huamarrjes, afatet kohore në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore në Kosovë.Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me metodologjitë dhe praktikat më të mira të menaxhimit të pergjithshem të projekteve dhe aspekti i financimit të tyre nga Organizatat Ndërkmobëtare dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së menaxhimit të projekteve në kuadër të organizatave buxhetore në Republikën e Kosovës.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë kryeshefeve ekzekutiv, drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike lokale dhe qendrore, organizatave të ndryshme që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me hartimin dhe menaxhimin e projekteve.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit dhe një vizitë në qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.
Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit të biletave dhe akomodimit në Dubrovnik,Kroaci të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri 12 Shkurt 2019 në ora 12.00.

Keni parasysh që numri i vendeve të pjesmarrjes në trajnim është i limituar!

Megjithatë për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin e mësipërm, gjatë gjithë orarit të punës, mund të na kontaktoni në cdo kohë, në kontaktet e mëposhtëme!

K E S H I L L E S P E C I F I K E:

Nëse dëshironi që të mos vareni nga pranimi i ftesave në formën fizike apo përmes provajderëve të email adresave tuaja, por të njëjtat ti pranoni menjeherë që në momentin e shpalljes së tyre, në menyrë shumë të shpejtë, të sigurtë dhe krejtesisht të drejtperdrejt elektronike, ju lutem që të klikoni në web adresen https://www.kmi-rks.com/downloads dhe të shkarkoni:

Aplikacionin për informim për platformën Microsoft Windows:

Përmes shkarkimit të këtij aplikacioni ju krijoni një llogari tuajën individuale përmes së cilës pranoni në inbox-in tuaj personal të gjitha ftesat e trajnimeve të radhës që në momentin e shpalljes se tyre, siguroheni se në cdo kohe do të keni qasje në informata dhe materjale të trajnimeve të ndjekura nga ju, lehtesoni/thjeshtesoni procesin e rezervimit të pjesmarrjes tuaj në trajnime dhe krejt në fund përmes shkarkimit të këtij aplikacioni ju gjithmonë do të jeni të azhurnuar respektivisht informuar për organizimin e të gjitha trajnimeve dhe vizitave studimore të radhes në të gjithë botën!

Ju faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj!

KMI—Departamenti për Trajnim, Zhvillim dhe Vizita Studimore

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *