E – prokurimi dhe vleresimi i ofertave ne menyre elektronike

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

1. Administrimi i llogarisë;
2. Zhvillimi i procedure së prokurimit;
3. Hapja e ofertave elektronike;
4. Caktimi i komisionit te vlerësimit;
5. Vleresimi i ofertave elektronike;
6. Kërkesa për sqarim të ofertës gjatë procesit të vlerësimit;
7. Dokumentet sekondare, dhe dhania elektronike;
8. Njoftimi për nënshkrimin e kontratës etj.

Gjithashtu ne aspektin krejtesishte praktik do te trajtohen raste konkrete të pë rdorimit të e – prokurimit nga Autorritetet Kontraktuese në Kosovë në përputhshmëri me parakushtet dhe parametrat legjislativ më të fundit për Prokurim Publik.

Trajner i këtij trajnimi do të jetë Nazmi Gërvalla – Ekspert i platformës elektronike.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin, hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet:udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit dhe një vizitë në qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.

Imformata shtese:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procedimit të vizave dhe rezervimit të akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 12/02/2019 në ora 12.00.

Keni parasysh që numri i vendeve të pjesmarrjes në trajnim është i limituar!

Megjithatë për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin e mësipërm, gjatë gjithë orarit të punës, mund të na kontaktoni në cdo kohë, në kontaktet e mëposhtëme!

K E S H I L L E S P E C I F I K E:

Nëse dëshironi që të mos vareni nga pranimi i ftesave në formën fizike apo përmes provajderëve të email adresave tuaja, por të njëjtat ti pranoni menjeherë që në momentin e shpalljes së tyre, në menyrë shumë të shpejtë, të sigurtë dhe krejtesisht të drejtperdrejt elektronike, ju lutem që të klikoni në web adresen https://www.kmi-rks.com/downloads dhe të shkarkoni:

Aplikacionin për informim për platformën Microsoft Windows:

Përmes shkarkimit të këtij aplikacioni ju krijoni një llogari tuajën individuale përmes së cilës pranoni në inbox-in tuaj personal të gjitha ftesat e trajnimeve të radhës që në momentin e shpalljes se tyre, siguroheni se në cdo kohe do të keni qasje në informata dhe materjale të trajnimeve të ndjekura nga ju, lehtesoni/thjeshtesoni procesin e rezervimit të pjesmarrjes tuaj në trajnime dhe krejt në fund përmes shkarkimit të këtij aplikacioni ju gjithmonë do të jeni të azhurnuar respektivisht informuar për organizimin e të gjitha trajnimeve dhe vizitave studimore të radhes në të gjithë botën!

Ju faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj!

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *