Trajnimet Teknike

 

Çfarë ofron Kosovo Management Institute

Instituti Kosovar për Menaxhim i ofron të gjithë klientëve individual dhe grupor një gamë të gjerë të shërbimeve të konsulencës zhvillimore, profesionale dhe menaxheriale, hulumtimeve & analizave zhvillimore, rekrutimit të resurseve njerëzore, vizitave studimore, trajnimeve/zhvillimit të vazhdueshëm të strukturuar dhe të kualifikimeve jo formale të dizajnuara për të përmirsuar performancën në çdo nivel të karrierës apo stad të zhvillimit të organizatave/institucioneve ku ata punojnë.

Si punojmë

KMI është Institut udhëheqës dhe i vetëm profesional Kosovar i ketij lloji i cili ofron shërbime të edukimit jo formal, të trajnimit dhe zhvillimit në fusha të ndryshme profesionale dhe menaxheriale për individë, Institucione Publike, biznese private, organizata qeveritare dhe jo qeveritare, lokale e ndërkombëtare.

Edukim Jo Formal

Përmes njësisë së saj të edukimit jo formal respektivisht trajnimit dhe zhvillimit në baza të përhershme dhe te vazhdueshme, IKM në mënyrë shumë specifike respektivisht përmbajtësore dhe me profesionalizëm/ ekspertizë, etikë dhe fleksibilitet të lartë, në vartësi të kërkesave të klientëve ofron shërbimet e edukimit jo formal respektivisht trajnimit dhe zhvillimit, organizimit të vizitave studimore, takimeve rishikuese (re treats) shkollimit jo formal për individë, institucione, organizata apo biznese të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, për të gjitha llojet e klientelës së lartë cekur në Kosovë, rajon dhe shtete të tjera në nivel global.

Për të gjithë të punësuarit e territorit të Kosovës dhe rajonit me të gjerë, Instituti Kosovar për Menaxhim (IKM) është mënyra më praktike dhe efektive përms së cilës stafit tuaj i ofrohet shkathtësi udhëheqëse dhe zhvilluese profesionale për të cilën ata kanë nevojë në mënyrë që të shpiejn përpara efikasitetin, efiçencën dhe konkurueshmërinë e organizatës tuaj. Udhëheqësit e ardhëshëm të organizatave publike dhe private të Kosovës do të jenë ata menaxherë të cilët duhet të jenë të aftë për të vepruar në një botë të biznesit që ndryshon me shpejtësi të paimagjinuar.

Përveq kësaj, të gjitha trajnimet tek ne zhvillohen sipas procesit për sigurimin e cilësisë së trajnimeve i dizajnuar në përputhshmëri me kërkesat relevante të Sistemit të ngritur dhe certifikuar ndërkombëtarisht për menaxhimin e Cilësisës sipas Standardeve Ndërkombëtare të Cilësisë ISO 9001:2008. Për më tepër, disa nga çertifikatat e trajnimeve për arritjen e një edukimi të tillë jo formal respektivisht kompetence profesionale specifike janë të akredituara dhe njohura ndërkombëtarisht në të gjithë botën dhe të njëjtat lëshohën pas një testimi/provimi paraprak në përputhshmëri me kërkesat relevante të Sistemit të ngritur dhe Certifikuar Ndërkombëtarisht për Menaxhimin e Cilësisës sipas Standardeve Ndërkombëtare të Cilësisë ISO 9001:2008. Me qëllim të përmirsimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve respektivisht trajnimeve tona, KMI përmes mekanizmit të saj të zhvilluar në përputhshmëri me Standardet Ndërkombptare të Cilësisë ISO 9001: 2008, gjatë dhe pas çdo programi apo projekti trajnues përmes aplikimit të instrumenteve matëse monitoron dhe matë knaqësinë e klientëve kundrejt cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Për të gjitha trajnimet dhe shërbimet e ofruara deri më tani nga ana e Institutit Kosovar për Menaxhim vlerësimi respektivisht knaqësia e klientëve tanë ka rezultuar të jetë vlerësuar me notën mesatare 4.97, ndërmjet vlerësimeve të bëra nga klientët në mes notës 1 (të pa knaqur) dhe 5 (shumë të knaqur).

Merrni përgjigje dhe këshilla

Qëllimi ynë është t'i përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja në kohën e duhur.