Cikli i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave publike

Nga data 27 – 30 Shtator 2019, ne Dubrovnik, Kroaci

 

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

  1. Rregullorja dhe udhezuesi operativ per Prokurim public 10.04.2019 ;
  2. Administrimi I llogarisë; Krijimi i njoftimit paraprak;  Zhvillimi i procedure së prokurimit;
  3. Zhvillimi i procedure së prokurimit përmes njoftimit paraprak; Informatat sqaruese;
  4. Pezullimi i procedures së prokurimit; Rishyrtimi i kërkesës për rishyrtim;  Korigjimi i procedures;
  5. Hapja e ofertave elektronike; Vlerësimi i ofertave elektronike si dhe ri – vleresimi;
  6. Njoftimi mbi vendimin e Autorritet kontraktues;
  7. Dhënia elektronike; Njoftimi për nënshkrimin e kontratës
  8. Menaxhimi i Kontratës

Gjithashtu ne aspektin krejtesishte praktik do te trajtohen raste konkrete të pë rdorimit të e – prokurimit nga Autorritetet Kontraktuese në Kosovë në përputhshmëri me parakushtet dhe parametrat legjislativ më të fundit për Prokurim Publik.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Te gjithë   udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin, hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë  pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit, një vizitë në  qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procesimit te vizave  dhe akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 13/09/2019 në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin  relevant mund të kontaktoni në kontaktet e   mëposhtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com  ose web faqës:   www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rr. Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08,  Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine,  10 000, Republika e  Kosovës.

SHKARKO FTESEN – CIKLI I PROKURIMIT

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *