Cikli buxhetir dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit, shpenzimet dhe raportimi

Nga data 20 – 23 Qershor 2019, ne Budva, Mal i Zi

 

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen veprimet, qasjet dhe procedurat relevante që duhet ndjekur dhe  përmbajtur gjatë procesit të planifikimit të buxhetit, ekzekutimit dhe raportimit të hyrave dhe shpenzimeve në kuadër të                Institucioneve Publike në Kosovë. Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me qështje të ndryshme të lartëcekura dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së  planifikimit të buxhetit, menaxhimit financiar dhe kontrollit të shpenzimeve në kuadër të  Institucioneve Publike në Kosovë.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të departamenteve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike,  drejtorëve të administratës, menaxherëve (zyrëtarëve) kryesor financiar, zyrëtarëve të buxhetit dhe  financave zyretareve autorizues, shpenzues, certifikues, auditoreve te brendshem, apo zyrtarëve tjerë relevantë të institucioneve qendrore dhe  lokale, agjencioneve ose autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët  ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative,  administrative-publike,  bordeve menaxhuese,     organizatave,  ose zyrtarëve të ndryshëm që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me procesin e planifikimit të buxhetit, menaxhimit financiar dhe kontrollit të shpenzimeve në kuadër të Institucioneve Publike në Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 650 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva/Becic, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva,     materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Budva, Mal i Zi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  14/06/ 2019  në ora 12.00.     

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në  kontaktet e mëposhtme:   Tel: 038 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesen

 

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *