Menaxhimi i resurseve njerëzore dhe vlerësimi i performancës në institucionet publike në kosovë

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen këto tema:  Procesi i shfrytëzimit te sistemit informativ për menaxhimin e resurseve njerëzore, Roli i burimeve njerëzore, Zhvillimi dhe Implementimi Strategjik i planeve të MBNJ, Rekrutimi, Përzgjedhja, Kompensimi dhe Përfitimet, Motivimi, Trajnimi dhe Zhvillimi, Menaxhimi I performances, Vleresimi i punjonësve në kuadër të Institucioneve Publike qendërore dhe lokale, në përputhshmëri të plotë me legjislacionin primar dhe sekondar për shërbim civil në Kosovë. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe do të elaborohen edhe raste konkrete praktike të procesit të shfrytëzimit te sistemit informativ për menaxhimin e resurseve njerëzore.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë gjithë drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, drejtorëve të administratës, menaxherëve të resurseve njerëzore/personelit, zyrtarëve, asistentëve të personelit dhe zyrtarëve të tjerë relevant të institucioneve qeveritare qendërore dhe lokale të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë të bëjnë me procesin e shfrytezimit të sistemit informativ per menaxhimin e resurseve njerëzore (Personelit), në kuadër të Institucioneve Publike.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 Euro
Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te biletave dhe akomodimit në Stamboll Turqii, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15.04.2019 në ora 12.00.

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 038 24 77 42; Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko ftesën (kliko këtu)

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *