Konsulencë

Çfarë ofron KMI

Duke e njohur gjendjen aktuale të sistemit të edukimit formal dhe jo formal në Kosovë, nivelin respektivisht trendet e zhvillimit organizativ, nevojën për zhvillim të vazhdueshëm të aftësive menaxheriale dhe atyre profesionale praktike për përmbushjen e vizioneve dhe misioneve të shumë institucioneve publike dhe bizneseve private në Kosovë dhe përmirsimin e gjendjes ekzistuese të tyre, në bashkëpunim me partner të akredituar dhe renome ndërkombëtare e posaqërisht Evropiane në fushën e edukimit joformal, trajnimit & zhvillimit praktik, vizitave studimore, ofrimit të shërbimeve të konsulencës zhvillimore, hulumtimeve, analizave dhe rekrutimit të resurseve njerëzore është themeluar Instituti Kosovar për Menaxhim si zgjidhje alternative, e cila kuadrove të reja dhe atyre ekzistuese respektivisht institucioneve publike dhe bizneseve private Kosovare të ju ofroj shërbime cilësore, profesionale dhe unike (tailor made) dhe tiu mundësoj zhvillimin e vazhdueshëm professional dhe organizativ, avancimin e sistemit dhe funksionimit, përkatësisht kualifikimin e tyre në nivel të njëjtë me standardet e kolegëve respektivisht institucioneve e bizneseve ekujvalente në vendet e zhvilluara të botës.

Planifikimi dhe dizenjimi i biznesit

Secili nga shërbimet e cekura më lartë është i dizajnuar/projektuar që ti ofroj klientëve shërbime profesionale, specifike dhe shumë cilësore, respektivisht ti jap klientëve tanë nga komuniteti i gjerë i institucioneve publike, organizatave lokale dhe ndërkombëtare dhe bizneseve në përgjithësi njohuri/metodologji dhe “know-how” unike (tailor made), praktike, relevante e moderne të cilat lehtë mund të zbatohen menjëherë në vendet përkatësisht organizatat e tyre të punës.

1. Kur mund të fillojmë?

Të gjitha trajnimet e organizuara për muajin përkatës mund ta filloni duke aplikuar përmes formës në ueb apo duke na kontaktuar përmes e-mailit apo në telefon.

Informatat për trajnimet që do të organizozhen i gjeni në ueb të KMI-së tek menya trajnimet.

2. Sa kushton?

Të gjitha çmimet në KMI janë shumë të volitshme, ato ndryshojnë varsësisht nga lloji i trajnimit, vendi i trajnimit dhe kohëzgjatja e trajnimit. Për informata më të hollësishme ju lutem na kontaktoni.

3. Çfarë ndihme tjetër është në dispozicion?

Ne të gjithë kadidatëve për trajnime, përmes konsulences me ekspertet tan ju ndihmojmë rreth përcaktimit të duhur për trajnimin që kadidatit i nevojitet për punën/profesionin e tij.

4. Çfarë mënyrash të pagesës e pranoni?

Të gjitha pagesat kadidatët duhet ti kryejn përmes bankës në llogarin e KMI-së. Për detaje tjera duhet të kontaktoni me zyrëtarin përkatës në KMI.

5. Çfarë ndodh pas trajnmit?

Pas trajnimit ju jeni të gatshëm për të implementuar njohurit e fituara në trajnim. KMI për të gjithë kandidatët kujdeset në ndërmjetësim në punësim/avancim me kompanit më të njohura të vendit.

Merrni përgjigje dhe këshilla

Qëllimi ynë është t'i përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja në kohën e duhur.