Konsulencë Zhvillimore dhe Menaxheriale

Kosovo Management Institute (KMI) respektivisht Instituti Kosovar per Menaxhim (IKM) është Institut i vetëm profesional Kosovar i këtij formati i cili përveq edukimit joformal respektivisht trajnimit dhe zhvillimit, hulumtimeve dhe analizave zhvillimore si dhe rekrutimit të resurseve njerëzore ofron edhe shërbime të konsulencës zhvillimore, profesionale dhe menaxheriale për projekte të ndryshme zhvillimore për Institucione Publike, biznese private, organizata qeveritare dhe jo qeveritare, lokale e ndërkombëtare.
Përmes njësisë së saj të shërbimeve të konsulencës në baza të përhershme dhe te vazhdueshme, IKM në mënyrë shumë specifike respektivisht përmbajtësore dhe me profesionalizëm/ ekspertizë, etikë dhe fleksibilitet të lartë, në vartësi të kërkesave të klientëve, tendereve publike dhe konkurencës së denjë me të tjeret për projekte të ndryshmë zhvillimore, profesionale dhe menaxheriale, ofron shërbimet e konsulencës zhvillimore, konsulencës menaxheriale dhe konsulencës profesionale për të gjitha llojet e klientelës së lartë cekur në Kosovë dhe rajon.

Image description

Referencat

Me qëllim të shmangies së keq përdorimeve të mundshëm të referencave tona, Instituti Kosovar për Menaxhim qëllimisht nuk i ka publikuar ato. Megjithatë, të gjithë të interesuarit për referencat relevante të Institutit Kosovar për Menaxhim, inkurajohen që në rast nevoje të parashtrojnë kërkesë me shkrim për qasje në referencat relevante, dhe Instituti Kosovar për Menaxhim do ta ketë knaqësinë që të njëjtat tua prezantoj palëve të tilla të interesuara në cdo kohe.


<< Kthehu